Komuna e Rahovecit ka nënshkruar marrëveshje me Fondin e Kosovës për efiçencë të energjisë lidhur me masat e energjisë efiçiente për tri objekte shkollore në Komunën e Rahovecit

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala, kanë nënshkruar marrëveshjen lidhur me masat e energjisë efiçiente për tri objekte shkollore në komunën e rahovecit. Shkollat përfituese janë:

– Shkolla “Hamëz Thaçi” në Xërxë

– Shkolla “12 Maji” në Ratkoc

– Shkolla “Skënder Kastrati” , paralelja e ndarë në Gexhë.

Këto projekte janë financim i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Gjatë muajve të vjeshtës do të fillojë hartimi i dizajnit teknik për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në këto 3 objekte shkollore, ndërsa në pranverë projektet do të fillojnë së zbatuari. Kryetari Latifi u shpreh mirënjohës ndaj drejtorit menaxhues të FKEE-së Admir Shala për kontributin e jashtëzakonshëm drejt jetësimit të këtyre projekteve të rëndësishme për komunën e Rahovecit, duke shtuar se bashkëpunimi i ndërsjellët do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në …