Vazhdon realizimi i projekteve në komunën e Vitisë

Në përfundim e sipër është rregullimi i një pjese të trotuarit në fshatin Beguncë të komunës së Vitisë, projekt ky shumë i nevojshëm që lehtëson qarkullimin e banorëve të disa lagjeve në këtë pjesë. Po ashtu është shtruar me zhavor një rrugë lagjore në fshatin Lubishtë, duke u bërë kjo rrugë më e kalueshme, e cila është iniciuar nga banorët dhe ka gjetur edhe mbështetjen komunale. Ndërkohë në Ramjan dhe Gjylekarë, kanë përfunduar fushat sportive, të cilat janë shtruar me gomë. E këto projekte, i ka vizituar të hënën kryetari i komunës Sokol Haliti, për të parë nga afër punimet që janë kryer. Me këtë rast, ai ka uruar banorët e këtyre lokaliteteve për projektet e realizuara dhe ka theksuar se do të vazhdohet edhe më tej, me projekte të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …