Ka disa ditë që qytetarët të cilët duan ta nxjerrin letërnjoftimin qoftë për herë të parë, apo atyre që ju ka humbur, por nuk mund ta bëjnë këtë. Arsyeja është se nuk ka material për letërnjoftime dhe nuk janë kyerer procedurat për shkak të pandemisë. Për më keq, MPB nuk e di se kur do ta zgjidh këtë problem që qytetarët të kenë mundësi të pajisen me letërnjoftime. Rokasana Qarri, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka thënë se për kryerjen ose marrjen e shërbimeve të nevojshme, mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës. Ajo thotë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Por ajo nuk ka mundur të japë një përgjigje se deri kur do të ballafaqohen qytetarët me mungesë leternjoftimesh dhe pse në procedura të shpejta po lëshohen letërnjoftime, por jo në procedura normale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …