Seanca e javës së ardhshme e Parlamentit Evropian në Strasburg u anulua, për shkak të përhapjes së koronavirusit në qytetin francez. Seanca tani do të mbahet në kryeqytetin belg, Bruksel, tha kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Parlamenti i BE-së zakonisht mblidhet një herë në muaj në Strasburg, për të votuar legjislacionin dhe për të diskutuar çështje politike. Seanca e ardhshme, e planifikuar për 14-17 shtator, do të ishte e para në Strasburg qëkur janë ndërmarrë masat për kontrollimin e koronavirusit në muajin mars. Por, eurodeputetët shprehën rezistencë ndaj mbledhjes në qytetin e Strasburgut, i cili së voni është shpallur “zonë e kuqe” e koronavirusit, raporton BBC.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …