Arbërie Nagavci thotë Grenellit i pëlqen të ketë negociatorë si Hoti që ia bëjnë amin për çkado

Arbërie Nagavci thotë Grenellit i pëlqen të ketë negociatorë sikur Avdullah Hoti që ia bëjnë amin për çkado

Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media ku është folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, para mediave tha se Hoti ka bërë kompromisë krejt kundër parimeve të cilat i ka përmendur, andaj  sipas tij, për të njëjtat ai nuk e ka përkrahjen as të partnerëve të tij. Sipas saj, kryeministri tregoi hipokrizi në çështjen e njohjes reciproke, si dhe në kërkesën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Nagavci ka folur edhe për akuzat e Richard Grenell ndaj kreut të partisë së saj, Albin Kurti, i cili u quajt person që gjithëherë del kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Akuzat nuk tregojnë asgjë për Vetëvendosjen dhe zotin Kurti, por vetëm për mënyrën se si negocion dhe çfarë partnerësh do ai. Duket që zotit Grenell, i pëlqen të ketë negociatorë si zoti Hoti që ia bëjnë amin për çkado”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …