leoni

Fazli Maloku

Fazli Maloku: Kujt i shërbejnë dhe kënd e përfaqësojnë Shoqatat e Dala nga Lufta si dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës?!

Që nga çlirimi i Kosovës e gjerë më sot, drejtuesit e këtyre shoqatave u zgjodhen e u përzgjodhen direkt nga drejtuesit politik të Kosovës: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Kadri Veseli…etj. dhe këta nuk krijuan qoftë vetëm njëherë fizionominë dhe shtatin e tyre me qëllim të sherbimit interesave të atyre shtresave të cilat gjoja i përfaqësojnë, por ashtu të pakurrizorë e të padinjitetshëm siq janë, mbeten vegla qorre në sherbim të përsonaliteteve të cekura më lartë. Me këto veprime të turpshme të tyre shkelen me të dyja këmbët mbi gjakun e heronjve, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, kështu edhe zbehën moralin dhe karakterin e ish pjesëtarëve të FAMËMADHES Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
     Po të shikojmë vetëm deklarimet e tyre publike dhënë përmes mediave të ndryshme rreth Gjykatës Speciale njëherë thonë “nuk e njohim këtë gjykatë dhe nuk do ti përgjigjemi”, pas pak ditësh deklarojnë të kundërten “gjykata është e jona dhe duhet ta pranojmë si të tillë”!! Bile e thonë edhe këte: “Po të jemi të thirrur nga prokuroria speciale ne do ti përgjigjemi thirrjes, dhe me deklarimet e dëshmitë tona vetëm sa do ta ndriçojmë luftën e UÇK-së!!” Thuase lufta e UÇK-së nuk pasaka qenë e ndritur!
     Rasti më skandaloz i tyre është veprimi me shkresat e lëndëve të Prokurorisë Speciale që dikush ua futi në zyret e tyre dhe në vend se këto dosje akuzash t’ua dorëzojnë Prokurorisë së Kosovës, atyre iu futën paparalajmërim dhe pa i pyetur fare Prokurorët e Prokurorisë Speciale , sikur të iswhte Tregu i Gjelbërt e jo zyrat e Shoqatave të dala nga lufta! Shtrohet pyetja. Ku mbeti dinjiteti i tyre? Ku mbeti “vlera” e tyre? Ku mbeti prestigji i atyre zyrave e i drejtuesve të tyre? Po ku ju mbeti e ku u tret ai guxim, ai moral që ju e kishit gjatë luftës. Mu kujtua një thënje e Kiro Gligorovit, në takimin e parë që pati me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në krye me Ali Ahmetin, ai atëherë deklaroi: “I pritem si luaj e na erdhen lepuj”.
    Po Shoqata e Ish të Burgosurëve Politikë të Kosovës, ku mbeti e gjora dhe çfarë funksioni kryen? Që nga mbarimi i luftës, këtë Shoqatë e drejtojnë tri figura politike: Selatin Novosella, Hydajet Hyseni dhe Berat Luzha, pra plot 20 vite! Dhe në vend që të jetë një Shoqatë me vlera të larta atdhetare, një Soqatë e dinjitetshme, duke llogaritur në brumin e saj, ku vajza e djem, burra e gra, me dekada sakrifikuan rininë bile edhe rrezikuan skajshmërisht jetën e tyre nëpër kazamatet jugosllave, në vend se zëri i saj të buqet furishem saherë që mirren nëpërkëmbë apo qëllimshem shkilen të drejtat shqiptare nga kushdoqoftë ai, i kanë futur “veshtë në lesh”dhe janë mbyllur në gëzhojen e objektit ku ndodhet selia e saj, duke e privatizuar krejtësisht si dhe duke e shfrytëzuar kryesisht për nevojat e tyre përsonale. Ne të tjerët jemi të huaj për këtë shtëpi!
   Në të gjitha këto Shoqata të cekura më lartë, anëtarësia nuk është e njoftuar asnjëherë gjerë më tani, se kur mbahen Kuvendet e tyre, për përzgjedhjen e drejtuesve të tyre e as mos të flasim për llogaridhënje. Dëshmia më e mirë dhe më e besueshmja për heshtjen dhe pasivizimin total të tyre është dëgjueshmëria dhe besnikëria e qenit për padronët që i mbajnë gjallë.
    Të gjitha këto Shoqata të cekura më lart, do të duhej në mënyrën më të dinjitetshme, të ishin aktive duke marrë pjesë po ashtu aktive në të gjitha poret e shoqërisë në shtetin e Kosovës, të ishin shtylla të qëndrueshme e stoike në ndihmesë për të gjitha organet e çdo niveli të shtetit. Çdo udhëheqës i Kosovës, do të duhej të kritikohej ashpër nga to,në raste kur këta luajnë në mënyrë të papërgjegjshme me fatin e Kosovës si dhe me ardhmërinë e saj. Kapitali moral i tyre i krujuar me gjak e sakrifica gjatë luftës së UÇK-së, si dhe sakrifica e tyre nepër kazamatet jugosllave, duke i larë me gjak çdo cep të mureve të këtyre kazamateve nga njerëzit-bisha të UDB-ës jugosllave, djem e vasha më të mirat e kombit, dhe kush mund të ket më shumë të drejtë morale se ju për të kërkuar llogaridhënje nga çdo udhëheqës i çfardoposti qoftë ai, kur nga mosdija qpo shitja tek të huajt për interesa përsonale, klanore apo familjare.
    Si një shqiptar i kësaj toke të bekuar që jam, ju thërras si vëllezër e motra, të zgjoheni nga përgjumja që ju ka pllakos, të ngritni zërin fuqishëm duke dhënë hisen e juaj të kontributit, në këto çaste shumë të vështira që po kalon jo vetëm Kosova, por i gjithë kombi shqiptar. Greku kërkon pjesë të detit shqiptar! Serbi kërkon pjesë të tokës së Kosovës, edhe pse gjithë bota e din se një Kosovë ne është grabitur-pushtuar në vitet 1875-78, dhe ajo Kosovë sot ndodhet në Serbi!! Njëri kërkon të jemi vasal i Stambollit, tjetri vasal i Beogradit apo i dikujt tjetër. Dhe asnjëri nuk kërkon TË JEMI VETËVETJA JONË!
 Prishtinë, 9 shtator 2020

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …