RKL

RKL: Krerët e OVL-UÇK-së nuk u treguan, as po tregohen në nivel të detyrës, me rastin e “dosjeve subversive”

Krerët e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, jo vetëm kësaj radhe, nuk u treguan në nivel të përgjegjësisë, për më shumë, me dy veprimet e fundit ata diskredituan në radhë të parë veten, pse jo edhe  veteranët që i përfaqësojnë.

Pranimi  i dosjeve pa protokoll, pa e  legjitimuar dhe pa e mësuar identitetin e prurësit të dosjeve,  për me keq ka treguar nivelin zero të sigurisë në ambientet e tyre, në të cilat hyhet e dilet sikur në ambientet e pazarit publik.

Po ashtu është e pafalshme dhe e papërgjegjshme ngutja për të publikuar materialet pa i konsultuar  paraprakisht institucionet e në radhë të parë Prokurorinë e Shtetit.

Krejt kjo vë në dyshim kredibilitetin e punës dhe angazhimit të tyre, sepse në këto veprime shtohen dyshimet për inskenime dhe improvizime, nga rojet e territ, nga ata që i kanë në shënjestër këto shoqata.

Në vazhdë të kësaj papërgjegjësie, ata pa asnjë hezitim dosjet ia dorëzojnë hetuesve të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, e cila sot mohon se ka kërkuar apo ka marrë dosje të tilla. EULEX, ka mohuar se zyrtarë të saj kanë bastisur zyrat e OVL UÇK-së dje, pasi që aty u lanë 4 mijë dosje të dyshimta të Speciales. Me anë të një postimi, misioni i EULEX-it ka thënë se nuk ka hyrë në objektin e OVL-së dhe nuk ka marrë dokumente. “EULEX nuk ka kërkuar dje në zyrat e OVL-UÇK-së dhe nuk ka marrë ndonjë dokument”, thuhet në njoftim.  Mediat kanë raportuar dje se zyrtarë të huaj të EULEX-i  kanë “bastisur” zyrat e OVL-së pasi që aty një person i panjohur paraprakisht kishte lënë disa dosje të dyshimtë, që pretendohej se janë të Speciales.

Është për t u habitur  se çfarë punë bën AKI-ja e Kosovës, dhe a punon fare ky agjencion, apo mos ndoshta është edhe vetë i implikuar në këto afera që thellojnë edhe më tej dyshimet dhe spekulimet e llojllojshme.

Ka ndodhur që në pikë të ditës, një person  i panjohur, me syze,  lë në ambientet e Shoqatës dhjetëra kilogramë dosje të shkruara të Gjykatës Speciale, (po pretendojmë se janë të shkruara në gjuhën shqipe, edhe pse ato mund të jenë të përkthyera, por për këtë  kërkohet ekspertizë e veçantë, së cilës veteranët nuk i dalin zot).

Veprimi tjetër i pamatur është kur dosjet iu kanë shpërndarë medieve, para se t’u shpërndaheshin institucioneve. Pastaj, OVL e UÇK-së, ditë më parë ka deklaruar për mediet se dosjet që ishin paraparë  t’ i jepeshin Prokurorisë së Kosovës, ato ua morën hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Krejt ky lëmsh i ngatërruar keq, mund të jetë pasojë e mungesës së veprimit adekuat, korrekt, mungesës së përgjegjësisë  në një situatë befasuese, e cila lë për të dyshuar për improvizime e spekulime ndër më të ndryshmet, pavarësisht vërtetësisë së versionit të publikuar nga OVL e UÇK-së.

Dosjet e Ministrisë së Serbisë së kohës së Millosheviqit, në rreth 10.000 faqe shkrimi kundër UÇK-së,  janë publikuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie, në gjuhën serbe dhe angleze, qysh në fund të vitit 1999 dhe ato kanë shërbyer si dosje bazë për ndjekje penale  të luftëtarëve të UÇK-së si për Gjykatën e Hagës ashtu edhe për Prokurorinë e Gjykatës Speciale. Këto dosje,  disa nga mediet e Kosovës si Ekpresi i Buzhalës, Koha e Surroit, Bota Sot, Telegraf, Zëri  e të tjera  i kanë përkthyer dhe i kanë botuar sa e sa herë, me qëllim të diskreditimit të luftës së UÇK-së.

Ato kanë spikatur sidomos emrat e mbiemrat  e rreth 160 të akuzuarve, pa asnjë koment paraprak, por vetëm si lëndë akuzuese të kohës së regjimit të Millosheviqit.

Redaktorët e këtyre medieve dhe portaleve i kanë trajtuar dhe i trajtojnë si dosje zyrtare  dhe të vërteta, dosjet e regjimit vrastar dhe antishqiptar të Qeverisë së Serbisë, e cila ka kryer krime lufte dhe gjenocid shtetëror kundër shqiptarëve.

Redaktorët dhe gazetarët e këtyre medieve mercenare  nuk kanë pësuar nga regjimi i Milosheviqit andaj edhe i japin vetes  të drejtë t’ i besojnë atij regjimi, sepse atyre nuk u ka munguar as një qime floku në kohën e luftës, se lërë  më të pas luftës, pasi shumicën e këtyre medieve e portaleve i mbështesin financiarisht   institucionet e Kosovës dhe disa nga partitë politike, qysh prej mbarimit të luftës.

Vetëm kur këto medie apostrofojmë me emër  i mbiemër një kuadër të lartë politik sikur ishte ai kundër kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt, me rastin e 4 Shatorit, atëherë ai shpërthen dhe i quan zagarë e mercenarë, por ju kur këta zagarë e mercenarë lehin dhe bëjnë përpjekje ta diskreditojnë tërë luftën e UÇK-së.

Dosjet e Ministrisë të Drejtësisë së Serbisë të kohës së regjimit të Milosheviqit, kanë qenë bazë për ndjekje penale të të gjitha gjykatave të UNMIK-ut, të EULEX-it, të gjykatave tona vendore si dhe të atyre në Serbi e në Maqedoni, të cilat kanë gjykuar dhe dënuar luftëtarët e lirisë qysh prej mbarimit të luftës e deri sot. Asnjë nga këto mediume, madje  ç’ është me keq as SHVL e UÇK-së nuk  i ka botuar, as ka publikuar emrat e mbiemrat e qindra ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së të akuzuar, të shpallur fajtorë dhe të dënuar prej vitit 1999 e deri në vitin 2019. Publikimi i emrave dhe mbiemrave, me lëndën gjyqësore përcjellëse,  është botuar nga Radio-Kosova e Lirë, sa e sa herë,  por asnjë medium nuk e ka marrë përsipër ta prezantojë, natyrisht duke përmendur edhe burimin. Nuk e kanë botuar listën e emrave as disa mediume që fortë  rrahin  gjoks për luftën e drejtë të UÇK-së, për shkaqe të cilat nuk i dimë, por mund t’ i paragjykojmë.

Krerët e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk po tregojnë nivel të duhet të përgjegjësisë,  tani në një situatë kur regjimit të Serbisë së Vuçiqit, ashtu si dikur regjimit të Millosheviqit  po u shërbejnë  edhe shumë shqipfolës, zagarë e mercenarë  dhe shumë dëshmitarë të mbrojtur, të instruktuar,  të cilët në seancat  e ardhme gjyqësore të Gjykatës Speciale do të shërbehen me dosjet  e regjimit të Millosheviqit, kundër luftëtarëve të lirisë, krerët e shoqatave duhet t’ i përfaqësojnë si duhet vlerat e luftës, jo më me rrahje  gjoksi dhe besim të verbër se do të pastrohet lufta e UÇK-së, por me vendime e veprime konkrete në ruajtjen e vlerave. Në të kundërtën, duhet të tërhiqen dhe të mos bëhen pengesë në proceset tejet  delikate në të cilat ndodhet Kosova. Ata duhet ta kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen se përfaqësojnë dhjetëra mijëra veteranë, invalidë, familje dëshmorësh e martirësh.

Postet, cilat do qofshin ato nuk janë të përjetshme, andaj duhet menduar mirë sa nuk është bërë vonë. Veprimet e fundit flasin vetë, ndërsa Armata e Veteranëve të tri luftërave tona çlirimtare duhet të reflektojë dhe jo të bie pre e burokracisë dhe implikimit të partive politike në drejtimin e shoqatave.

 

 

Është ndarë nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, dr. Sabit Brokaj

 

 

Në moshën 77-vjeçare ka ndërruar jetë, në Tiranë  kardiologu i njohur shqiptar, Sabit Brokaj, veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç kardiolog ndër më të njohurit, intelektual ndër më të dalluarit në Shqipëri, Sabit Brokaj ka qenë edhe atdhetar, përkrahës i gjithanshëm i çështjes së Kosovës, Ministër i Mbrojtjes  së Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë dhe  politikan me vizion në mbrojtje të interesit të vendit dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi.

Sabit Brokaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë më të re, duke qenë faktor me ndikim në Shqipërinë Socialiste por edhe në kohën e përpjekjeve për përmbysjen e Shqipërisë  sidomos në vitet 90-të me rastin e instalimit t dhunshëm të rendit të quajtur demokratik

 

 

 

 

 

Rizah Xhakli, ka rrëfyer kronologjinë e vrasjeve në Kazermën e Paraçinit  dhe pasojave të saj për ushtarët shqiptarë, për vete dhe secilin prej tyre veç e veç. Duke qenë ngjarja më tronditëse në jetë për të dhe shokët e tij  ai është në gjendje të kujtojë dhe të shpjegojë madje çdo detaj, i cili inkorporohet në rrëfimin e tij krejtësisht realist, duke demistifukuar versionet, sidomos të atyre që nuk kanë qenë fare të pranishëm dhe mundohen ta bindin se ngjarja ka ndodhur ndryshe, se ka qenë e manipuluar dhe e inskenuar krejtësisht nga regjimi.

Gjatë hetimeve ai ka mbrojtur këndin e tij për të vërtetën, por regjimi kishte konstruktuar një tjetër rrëfim, që donte me çdo kusht, ta përhapte si të vërtetën e vetme. Duke folur lidhur me këtë nyje, Rizah Xhakli e thotë me bindje e vërtetësi se pjesa e parë e rrëfimit e vrasjes së katër ushtarëve e plagosjes së pesë të tjerëve, nga Aziz Kelmendi si dhe vetëvrasja e tij me një plumb   ka qenë reale ashtu si përshkruhet në versionin zyrtar, ndërsa përpjeka për ta paraqitur si plan të kurdisur, të organizuar nga ai  dhe shokët e tij ushtarë ishte inskenim me qëllim për t i dhënë dimension politik vrasjes që do të përdorej për suprimimin e autonomisë së Kosovës, në luftë sikur thuhej kundër nacionalizmit, separatizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Rizah Xhakli i cili ka mbajtur 14 vjet burg të tmerrshëm dhe mizor, është e vetmja enciklopedi e gjallë, realiste,  rrëfimtare e tërë historisë së ndodhur dhe të konstruktuar në Kazermën e Paraqinit e më vonë në burgun e Nishit, që lidhet me shpërthimin e zemërimit revolucionar të Aziz Kelemendit, i cili i tregoi regjimit jugosllav të kohës, se përderisa vritni  në tortura ushtarë shqiptarë dhe ua dërgoni familjeve në arkivol me mbishkrimin ka bërë vetëvrasje, dikush mund t i vrasë edhe ushtarët tuaj, në mënyrë që të mos vajtonin mbi arkivole vetëm nënat shqiptare por edhe ato serbe, kroate boshnjake e të tjera.

Ky ishte mesazhi luftarak i Aziz Kelmendit, i dhembshëm, tragjik për të gjithë, edhe për atë vetë, edhe për familjen e shokët e tij, por ishte vetmi për t’ ia dhënë alarmin kuptimplotë regjimit shqiptar-vrasës, pavarësisht se ishte një akt i përgjakshëm. Ishte pikërisht mesazhi i Avni Rrustemit të cilin e kishte shprehur para gjyqit në Francë, kur kishte deklaruar se vetëm kur kërcet pushka ju në Evropë mësoni se çka po bëhet në Shqipëri dhe pastaj thoni pse ndodhi kjo.

 

Rizah Gjakli është i burgosuri ndër më të veçantit. Ai që prej ditës së parë e kishte kuptuar se nuk do t’ i shpëtonte kalvarit të vuajtjeve, sepse  ishte përzgjedhur për të qenë i pari, në saje të prejardhjes atdhetare nga familja por edhe qëndrimit dhe afrimit që kishte pasur me Aziz Kelmendin gjatë pak më shumë se dy muajve sa kishin qëndruar së bashku në kazermën e Paraçinit.

 

 

Edhe pse i ri në moshë, 19 vjeç kur ishte arrestuar e 33 vjeçar ku kishte dalë  nga burgu, ai kurrë nuk e kishte humbur besimin në të drejtën dhe të vërtetën, gjithmonë i kishte besuar lirisë, e cila nuk do të vinte vetë dhe iu kishte përmbajtur devizës së  njohur, “Historia bëhet, pastaj shkruhet” dhe jo fillimisht të shkruhet e pastaj të bëhej vetë, me urata dhe me dy gishta përpjetë, sikur kishte provuar Lëvizja pacifiste e kohës.

Natën e tmerrshme e me pasoja të 3 shtatorit të vitit 1987, ai me sytë e tij e kishte parë sesi Aziz Kelmendi kishte shkruar një faqe lavdie të historisë, jo një faqe krimi sikur do të thoshte kreu i politikës vasale dhe të nënshtruar të kohës, por ishte një shpërthim që i drejtohej Jugosllavisë, duke ia bërë të ditur se edhe ne mund të vrasim qoftë edhe njerëz të pafajshëm, dhe nuk do të durojmë që ju të na vrisni e ne të durojmë dhe t iu kërkojmë mëshirë.

 

Jeta atdhetare e Riza Xhaklit  dhe e bashkë-vuajtësve të tij e përgjithësisht atyre shqiptarë, nga burgu në burg, nga hetuesia në hetuesi, nga gjyqi në gjyq është vetë historia e protagonistit real të pathyeshëm, e revolucionarit shqiptar të kohës, që nuk përpëlitej duke u  molepsur në dilema, por ishte i bindur se rruga e historisë kurdoherë ishte qarë dhe qahej me shpatë në dorë dhe jo duke pritur, duke kërkuar lëmoshë e mëshirë, sepse liria nuk falet as nuk dhurohet, ajo fitohet, ashtu sikur edhe ishte fituar.

 

Në bisedën e tij në studion e TV-Diellit, veprimtari, Rizah Xhakli ka shpalosur shumë kujtime nga jeta në burg, njohja me të burgosurit politikë nëpër burgje, që asokohe ishin me qindra e mijëra, kalitja fizike e shpirtërore, qëndrimi vertikal i shumicës dërrmuese të tyre, gatishmëria për sakrificë deri në flijim besimi i patundur në fitore dhe ajo që i kishte bërë  kurdoherë përshtypje ishte se  të gjithë ishin treguar të pathyeshëm, me raste të veçanta kishte ndonjë që ishte luhatur, por ajo kurrë nuk kishte quar peshë.

Fjala e Azem Vllasit

Fjala e Adem Jasharit për aktin e Azizit

 

Habitem sesi disa njerëz kur flitet për Aziz Kelmendin e vrasjet në Paraçin mundohen të më bindin në të vërtetën e tyre, sikur unë të mos kisha ndodhur fare në ato momente, sikur të mos kisha mbajtur 14 vjet burg. Është i çuditshëm pacifizmi skllavërues i një pjese të njerëzve tanë, madje edhe tani pas luftës çlirimtare të sa e sa  akteve të heroizmit të luftëtarëve tanë.

Azizn Kelmendi ka shkruar historinë, Ai nuk na kishte treguar në natën kritike, me qëllim që të mos na implikonte, edhe pse kishte qenë i vetëdijshëm për pasojat.

Ndër faktet e argumentet e pakontestueshme, Rizahu ka përmendur rastin kur ai ia kishte marrë dy karikatorë  me plumba boshnjakut, Haxhiavdiq, i cili atë natë kishte qenë kujdestar. Po ashtu Rizahu tregon rastin kur ishte dhenë alarmi pas sulmit dhe kur ai kishte dalë në korridor për të mësuar se ç po ndodhte, meqë kishte menduar se ishte thënë alarm nga komanda. Ndërkohë kishte vërejtur gëzhojat e armëve të zjarrit e jo të municionit shkollor. Në pyetjen se ç po ndodhte, ushtarët i kishin thënë se kishte goditur me armë ai bashkëvendësi yt, Azizi. Pastaj ka treguar momentin kur me rastin e ngarkimit të kufomave në kamion, ushtarët serbë nuk kishin pranuar ta tërhiqnin kufomën e Azizit dhe eprorët kishin urdhëruar atë ta ngarkonte në kamion  me ç rast ai e kishte parë se plumbi nga bulçia e poshtme i kishte dalë në kokë ku i kishte dalë një pjesë e trurit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …