Alfred Mojsiu: Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë zullume, abuzime dhe mashtrime

Ish-kryetari i Shqipërisë, Alfred Moisiu u ka bërë thirrje liderëve politikë t’i mbrojnë interesat madhore të Kosovës

Ish-kryetari i Shqipërisë, Alfred Moisiu u ka bërë thirrje liderëve politikë t’i ndajnë interesat madhore të Kosovës prej interesave të tyre personale. Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë se të zgjedhurit e popullit duhet t’i thërrasin mendjes dhje ta tejkalojnë krizën nëpër të cilën po kalon Kosova. Sipas tij, zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë është dialogu. Moisiu ka bërë me dije se kjo krizë cenon reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe besimin e qytetarëve te politikanët. Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë mbrapa sa i përket bashkëpunimit si dy shtete, kurse sa i përket bashkimit kombëtar, Moisiu ka bërë me dije se shqiptarët duhet ta synojnë që këtë bashkim ta arrijnë në kuadër të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …