Shefja e diplomacisë së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të fillojë dialogun me pesë vendet e saja anëtare që ende hezitojnë të njohin realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së Kosovës si shtet. Ajo në një postim ka shkruar se me nisja e një dialogu të tillë do të ishte pjesë e rolit të BE-së si një faktor i promovimit të bashkëpunimit dhe arritjes së progresit në rrugën evropiane. Ndryshe, sot janë mbushur 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
