Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qendrore, ka takuar strukturat e partisë në Gjilan, Dardanë dhe Viti. Situata politike dhe sfidat e tjera nëpër të cilat po kalon vendi, përfshirë atë me pandeminë, ishin temë e diskutimit në këto takime. Duke i dhënë të gjithë mbështetjen e tij këtyre tri degëve, Veseli ka kërkuar nga to mobilizim edhe më të madh, që në këto kohë sfiduese të jenë akoma më afër qytetarëve dhe problemeve të tyre. Kryetarët e këtyre degëve e kanë falënderuar kryetarin e partisë për mbështetjen dhe janë zotuar se puna në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …