Të pusuarit e “septikes”

Në dhomë kishte rënë një qetësi e pazakontë. Zekë Ziu ishte shtrirë në vendin ku zakonisht pushonte dhe po merrej me telefonin, duke lexuar mesazhe dhe duke postuar edhe vetë kohë pas kohe. Herë pas herë luante kokën, shante me zë të ulët në mënyrë që të mos e dëgjonte djali, Zeni. Qetësinë në dhomën e ndejës e prishte Ziza, e cila bënte punët e pas drekës.

-Hej babi, babi, kishte bërtitur djali 9-vjeçar i Zekës duke i  treguar foton e  tij dhe shumë të tjerëve me një portal ku shkruante, “Gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton”   dhe ku ai në mesin e më shumë dhjetë fotove kishte parë edhe foton e babait të  tij.

-Pse të kanë vendosur në këtë gropë septike, o babi?.

-Lere atë, të kam thënë 100 herë, pse po e hapë atë faqe të pistë, ata vetëm pisllëqe postojnë.

– Më mori Altini në telefon dhe më tha, shikoje babanë tënd ku e kanë hedhur, në një pus septik dhe tash po e mbyllin me beton. Ai e tha si në shaka, por unë nuk po e kuptoj mirë përse është fjala.

– Dëgjo, biri im, këto janë pisllëqe dhe ti nuk duhet të merresh me to.

– Po pse ata po merren me ty?

-Merren sepse janë kriminelë të UCK-ës!

– Pse babi, edhe ti je kriminel edhe ty të kanë vendosur në këtë foto!?

-Jo, or i trashë,  nuk janë kriminelë këta të fotografisë, por ai që e ka postuar këtë foto, e kupton?

– Nuk po kuptoj. Ndërkohë kishte dëgjuar edhe gruaja e tij,  Ziza, e cila pasi kishte fshirë duart, pasi i kishte larë enët,  duke dëgjuar zërat e burrit e djalit, ishte afruar te  ata.

– Ua çfarë krimineli koka ky. Ani edhe foton e kryetarit e ka vënë në këtë mes. Ky është skandal, kjo është poshtërsi e padurueshme. Duhet lajmëruar policinë!

–  Po por nuk e kemi më ministër,   Sveklën, apo e kupton? Po të ishte ai do t’ ia bëja gjëmon këtij krimineli. Nanën Sllobodanit që nuk ua ka hequr kokat të gjithëve… Mirë e kishte Anton Kçira…

– Babi, ti më ke thënë të mos shaj askënd e vet po shanë.

-E kam nga nervoza, por ti ngrehu e shko të ai Trashi, shoku yt. Nuk është punë për ty kjo,  i kishte thënë i nervozuar.

Sapo ishte larguar Zeni, burrë e grua kishin filluar të derdhnin vrerë kundër postuesit.

-Edhe ai është në mesin e kriminelëve, janë 164 gjithsej. Do të dëshmoj edhe kundër tij.

-Mor burrë, a po e sheh se po e rrezikon kokën, mua dhe djalin,  me këta kriminela, pse po merresh me ta?

-Moti i kam hyrë kësaj rruge, dikush duhet ta zbardh të vërtetën. Në luftë kundër tyre nuk jam i vetëm, ti e di mirë. Tani jemi bërë shumë e më shumë.   Madje krejt këtë e bëj për t’ i a humbur mirë gjurmët e  vrasjes së babait tim.

– Po ti m ke thanë se e di kush dhe për çka ta  ka vrarë babën tënd?

– Vrasësin nuk e zbuloj dot dhe ai nuk tregon kurrë.  Ai e  zuri në flagrancë babën, ia lidhi gojën e qiti në mal dhe e vrau, sepse nuk deshi ta vrasë gruan e tij, nënën e pesë fëmijëve. Duhet ta mbylli përgjithmonë këtë marre. Unë me kohë vrasjen e babait ia kam  veshur UÇKës, si hakmarrje për  shkrimet e mia kundër kriminelëve të saj.

– Po çka nëse të denoncon vrasësi?

– Nuk mundet për hir të familjes, por edhe do përgjigjej për vrasje!

– Por nëse ai tregon përse e ka vrarë?

– Të thashë nuk tregon, edhe po të tregojë lindin dyshime  pse nuk ka treguar me kohë. Nëse tregon  unë e akuzoj se ai ka marrë para prej UÇK-së dhe e ka kryer krimin.

– Po në rast të tillë merret vesh se ti e ke ditur vrasësin dhe nuk ke treguar me kohë. Ke hyrë në rrugë pa krye, o Zeka  im. Përditë po shkruajnë e po të shajnë, po të kërcënojnë  madje edhe kryetari u detyrua të të largojë nga puna.

– Kryetari e bëri formalisht, ti e di, unë për ditë takohem me të dhe e këshilloj, edhe pse ta them të drejtën nuk po më qas më.

– A thua a do ta arrestojnë këtë kriminelin, kjo është skandaloze. Ai kërkon betonim, kjo do të thotë ai kërkon të likuidoheni të gjithë.

Ndërkohë Zeka kishte hapur telefonin.

– Po këtu jam, ejani të dy duhet të bisedojmë shtuar, jo përmes telefonit, kishte thënë dhe i kishte bërë me dije bashkëshortes po vinin për t u konsultuar dy shokë të tij,  të cilët po ashtu ishin zemëruar me postimin.

2.

– E njeh ti këtë kriminelin e Drenicës, kishte pyetur Zeka, shokun e tij, Surran Sorri, sapo kishte hyrë në dhomë, ende pa u ulur?

– Është një prej kriminelëve, një ish i burgosur, një enverist, një vrasës më shumë dhe shok i ngushtë i “gjarprit”.

– Kam fituar bindjen se me të vërtetë të gjithë këta të Drenicës janë bisha. Nuk e tha keq ai polici i Gjilanit. -Nëse doni të shkoni në Kopsht Zoologjik, shkoni në Drenicë.

– Këtë e kemi ditur qysh moti, po tani duhet të bëjmë çmos që të gjitha ato që i kemi thurur me kohë, t’ i trajtojmë me mençuri. Duhet të dëshmojmë, nëse është nevoja edhe hapur. Nuk kanë çka na bëjnë. Po shihet se janë lodhur dhe u ka hyrë frika në palcë.

– Nuk më duket se po frikësohen, unë mendoj se ata si të egër që janë, do të egërsohen edhe më shumë.

– Pikërisht kjo na duhet, sa më shumë të egërsohen, aq më me keq për ta.

– Si po qëndron me shefin? Mua po më duket i lodhur, i bezdisur, disi i humbur.

– Ka arsye. I fitoi zgjedhjet por e humbi pushtetin. U tregua tepër naiv dhe kjo iu hakmor. Unë e kam kryer dhe po e kryej punën time. Me tërë kapacitetet jam duke e mbështetur, por ende nuk e kam kuptuar se po i ndihmoj më shumë,  apo po e dëmtoj. Në këtë mënyrë e kam vënë në siklet me krahun e të burgosurve, të cilët me urrejnë shumë, por çuditërisht ata janë strukur. Kurrë nuk e kam menduar se ata do t i binden aq shumë shefit, kishte thënë Surran Sorri, i cili dukej i brengosur, sepse kishte humbur rastin për t’ u emëruar ambasador,  në Amerikë.

– Doemos se do t’ i binden. Nuk kanë kah ia mbajnë. Ishin në LPK, pastaj në LDK, pastaj në PDK dhe dalja nga partia e fundit do t i degradonte, më shumë sesa janë degraduar.

– Ata nuk paraqesin asnjë rrezik, por është mirë që janë ndarë e janë bërë pikë e pesë. Sa më shumë të zgjasë kjo pozitë e tyre, ata do të degradohen vetë. Pastaj edhe janë plakur, kanë probleme, janë të përçarë, secili në interesin e vet.

– Më erdhi shumë mirë që nuk dolën me deklaratë në mbështetje të “Gjarpnit”.

– Nuk kanë mundur ta bëjnë, sepse ata Shoqatën e tyre e kanë futur nën tutelë të partisë, madje shumica e tyre e urrejnë Gjarprin. Njëri prej tyre njihet mirë me Dikun dhe hapur shpreh konsideratë se zvicerani është njeri i pastër, i pa korruptuar dhe nuk frikësohet.

– Ata mund të na befasojnë, ashtu sikur na kanë befasuar  shpeshherë. Kam frikë se janë duke përgatitur diçka me vetë Shefin, Kam të dhëna brenda tyre sepse tani po më besojnë. Me rëndësi është se janë të ndarë dhe kjo përforcon krahun tonë.

– E përmende Dikun por ne  e dimë se nuk ka fakte për trafikim, ne e kemi kurdisur këtë, thotë Zeka.

– Kjo ishte kurdisja më e mirë që kam bërë gjatë tërë jetës sime të deritanishme. Ishte ideja ime pas  rastit të Medikusit, të cilin ia paraqita Salustros. Ai në kontakt me atë “mushkën” e Tribunalit  lëvizën agjentët e tyre dhe e bënë çështje, sqaron Surran Sorri

Ndërkohë në dhomën e Zekës, pasi i kishte rënë ziles ishte futur edhe, Buxh Jusa.

-Ja ku jemi, gjithnjë me këto treshet tona. Kishte thënë pasi ishte përshëndetur me miqtë e shokët e kahmotshëm.

Zeka ia kishte mbushur gotën, me votkë.

-Kam vërejtur se kjo votka bën mirë për virusin. Rusët, kanë zbuluar se pikërisht votka, të cilën e konsumojnë ata, ka bërë që numri i të infektuarve të jetë shumë më i vogël, se sa  në  çdo shtet tjetër të  madh në botë.

-Ka diçka të vërtetë, këtë po e bëjnë edhe Iliri me Monikën. Po këta myslimcat tanë pinë vetëm qaj rusi e kafe, s’ ke ç’ bën!

-E njeh të këtë terroristin e Drenicës, i drejtohet Surran Sorri.

-Më mbajnë inat sidomos nga koha kur në maj të vitit 1998, i kisha bërë thirrje Ibrahimit, ta pacifikonte Drenicën e mos  të ndodhte si në kohën e Shaban Palluzhës.

-Mirë që nuk shkove me atë delegacionin e deleve, në tetor të 1998, se të kishin tredhur.

-Di të ruhem unë prej tyre. Edhe nga ajo anë kemi pasur informatorë vazhdimisht, por jo aq shumë si në rajonet e tjera.

-Si mendoni t ia bëjmë, të ngrehim padi kolektive apo veç e veç, pyet Zeka.

-Nuk ka gjë nga padia, nëse e marrim hollë e hollë, ajo mund të trajtohet edhe si satirë, apo sarkazmë, dhe nuk paraqet bazë për ndjekje penale. Të tilla kualifikime unë i bëj kudër “gjarprit” për ditë, ndërsa ti Zekë thua publikisht se UÇK-a ka vrarë 1000 serbë, pa fakte, madje duke u bazuar në deklaratat e paverifikuara as nga Serbia, dhe askush nuk të përket.

-Kjo ndodhi sepse ishte ministër i Brendshëm Svekla, po të ndodhte sot do të më kishin arrestuar.

-Dëgjo, Zekë, ti në radhë të parë duhet t i akuzosh për babën, a ke bazë, apo ke vetëm dyshime?. Kjo është primare, por nuk e di a ke fakte?

-Faktet kryesore janë hakmarrja e tyre për shkrimet e mia qysh gjatë luftës e pas saj.

-T’ i përmbahemi fakteve, Zekë. Këtë nuk e beson askush, nëse ti nuk ia drejton konkretisht gishtin dikujt. Përkundrazi, krejt deklaratat tua janë paushallë, ta them si vëllait.

– Jo nuk janë të tilla. Vetë Salustro më ka thënë se mjafton një histori e kurdisur mirë, dhe në rastet kundër UÇKës, mjafton vetëm një dëshmitar, nuk duhen dy e tre si në rastet e përgjithshme.

– Nuk është më ai, harroje atë, ai ishte njeriu më i korruptuar në Itali dhe pikërisht për këtë edhe e shtrydhën mirë e mirë, autoritete e Hagës.

– Sido qoftë, duhet të kemi kujdes, mund të gjendet ndonjë i paguar me para e të tillë ka plot sidomos në Shqipëri dhe ndonjëri mund ta pësojë, kishte porositur, Buxh Jusa.

-Nuk do të ketë kurrfarë rreziku. Aq shumë u kemi rënë në kokë qe 20 vjet, aq shumë i kemi akuzuar sa edhe ata që nuk kanë bërë kurrë farë faji, na frikësohen. Ju ende nuk po e kuptoni fuqinë e medies. Nuk thuhet kor se përsërtija pa ndërprerë e gënjeshtrës e bën të veten. Unë kam të deklaruar pasuri sa krejt këta komandantët, po fushata kundër tyre ka efekt qind për qind. Mua as më pyet kush për pasurinë. Jam biznismen. Nuk ka më UÇK, janë degraduar vetë, i ka shtirë nën krah politika dhe krejt çka bëjnë  ata janë fjalët, kështu si ky  trullani i Gjarprit.   Tani kur të fillojë gjykimi i Thaçit dhe i qindra  të tjerëve, do të fillojë edhe rrënimi i monumenteve të kriminelëve, që po i quajnë dëshmorë. Ky është synimi ynë kryesor, ashtu sikur procesi i dekomunistifikimit, në Shqipëri. Ke parë ç’ bëjnë ata. Një grua humbi djalin në Kampin e punës së Tepelenë dhe e shpallin Aushvic. Kështu duhet të bëjmë edhe ne. Për fillim duhet të ngrehim ndonjë përmendore për ata, për të cilët akuzohet  që i ka vrarë UÇK-ja, pastaj gjithçka shkon në vendin e vet.

-Jo që nuk më pëlqen kjo të thua ti, shoku Sorri, por nuk e shoh se do të bëhet gjë në këtë drejtim, sepse ne kemi një popull naiv,  që kurrë nuk i kupton me kohë proceset. E kanë provuar disa në shumë vende duke ua dëmtuar varrezat, por ata në vend se të egërsohen, shkojnë shpejt e shpejt dhe i meremetojnë. Dikur jepeshin edhe informata publike, e tani as nuk i lajmërojnë fare, sepse kanë filluar ta humbin edhe vetë besimin, se a kanë qenë dëshmorë apo kriminelë?

As unë nuk besoj, vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare merr qëndrim për rishqyrtimin e pavarësisë së Kosovës, apo nëse arrihet një marrëveshje kompromisi me Serbinë, kjo mund të ndodh, thotë Zekë Ziu. Kam një kumbarë atje, në Serbi,  një Nenad Raljiq dhe ai më ka thënë se në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, do të parashihet edhe prishja e shumë monumenteve, sidomos në vende me popullatë  të përzier, sepse serbët këta dëshmorët e UÇKës,  i trajtojnë kriminelë….

Megjithatë  kohë të mira po na vinë. Kemi duruar  20 vjet e më shumë nën sundimin e tyre mizor dhe tani është radha jonë, radha e epopeve tona, sikur thotë Adriatiku…

3.

-Alo, Buxhi, sapo e mora lajmin e pritur historik. E dridhem, a po më kupton?

-Dëgjova që diçka po lëviz në Bruksel, por nuk kam diçka konkrete.

-Ja futëm Gjarpnit dhe atij zhapinit të gjatë.

-Ma thuaj troq e vëlla!

-Prokuroria e Gjykatës Speciale sapo publikoi lajmin për aktakuzën e ngritur kundër Thaçit e Veselit. Ata e stopuan takimin e  27 qershorit në Uashington. Urime, filloi përmbysja.

-Ua, me të vërtetë lajmi i shekullit. Të lumtë o vëlla, edhe meritat tua janë historike.

-Të gjithë kemi merita, por tani duhet të sulmojmë me krejt kapacitetet. Tërë kompaninë e kam vënë në këtë shërbim dhe tani me të vërtetë ndihem krenar, edhe pse kurrë nuk kam dyshuar se do t ia dalim…

-Natën e mirë!

-Shihemi nesër….  ( Anonimi nga Drenica)

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …