Kanë mbetur edhe me pak së një muaj që viti akademikë 2020/2021 të fillojë për studentët. Po ashtu me fillim të tetorit hapën edhe konviktet për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Mirëpo për shkak të pandemisë nuk ka ende vendim zyrtar nëse në këtë vit priten të hapen konviktet e menza. Por Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta thotë se janë të përgatitur për të filluar dhe po presin vendim për hapjen e QS-së. “Na jemi të gatshëm, po presim një vendim prej Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, dhe Instituti se çka do të vendosin dhe si do të funksionojmë. Mirëpo objektivi jonë është që të jemi gati që projektet që kanë fillu të realizohen në mënyrë intenzive.Por vendimet për hapjen e Qendrën e Studentëve në këtë kohë pandemie nuk më takon mua”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …