leoni

Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim, përfaqësuesit e Shoqatës së përpunuesve të qumështit

Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim, përfaqësuesit e Shoqatës së përpunuesve të qumështit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Bujqësisë, Nehat Ramadani, drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, përfaqësuesit e Shoqatës së përpunuesve të qumështit dhe me përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit. Sipas një komunikate të MTI-së, në këtë takim është diskutuar për problemet me të cilat po përballen prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit si pasojë e pandemisë.  Në takim është kërkuar që Qeveria e Kosovës t’u bëjë një zgjidhje për shkak të sasisë së grumbulluar të djathit, të ndalohet vaji i palmës, të ndahen produktet e qumështit bimore dhe shtazore etj.  Ministri Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i përkrahë kërkesat e tyre dhe t’u bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë.  Ministri ka kërkuar që të sjellin të dhënat e sakta se sa janë stoqet e djathit dhe sa është kapaciteti i prodhuesve vendorë për ta mbuluar kërkesën e tregut në mënyrë që të shqyrtohet mundësia e një vendimi që do t’u bëhej një zgjidhje prodhuesve vendorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …