Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 18 Shtator 2020 (e premte ), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:
– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratim të Buxhetit për vitin 2021;
– Shqyrtimi i Propozim Rregullores Komunale për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2021;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit për shpalljen “Qytetar Nderi” i Komunës së Rahovecit Tomor Kotorri;
– Shqyrtimi i Vendimit për caktimin e komisionit ad-hoc për zgjedhjen dhe zëvendësimin e anëtarit të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe;
– Raportit të Performancës komunale janar-dhjetor 2019;