leoni

Thaçi: Me shumë dhimbje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001 ku në SHBA humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm

Thaçi: Me shumë dhimbje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001 ku në SHBA humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 shtatorin përmes një postimi ai ka shprehur dhembjen për humbjen e jetëve nga ai sulm terrorist. “Me shumë dhimbje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, ku nga sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës. Por, po ashtu, kujtojmë edhe heroizmin e udhëtarëve në aeroplanin e United Airlines, që parandaluan një goditje tjetër terroriste duke sakrifikuar jetën e tyre me rrëzimin e këtij aeroplani në shtetin e Pensilvanisë. Në kundërpërgjigje ndaj këtyre akteve terroriste, nën udhëheqjen e SHBA-së më pas u krijua fronti global kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ku kontribut të madh ka dhënë edhe shteti ynë. Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit kurdo që cenohen vlerat tona të përbashkëta’, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …