Hoti

Hoti: Komisioni Europian e mbështet liberalizimin e vizave por Franca apo Holanda po e pengojnë këtë proces

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, si dhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë. Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi. Ai ka theksuar se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces. Hoti shprehet se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike janë regjistruar afro 19 mijë votues

Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si …