Ashtu siç edhe ishte planifikuar, mësimi në Kosovë do të fillojë të hënën më 14 shtator. Këtë e ka konfirmuar sot ministri i Arsimit, Ramë Likaj në një takim që pati me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe komunave. Ai tha se mësimi do të ndahet në dy faza, faza e parë më 14 shtator ku mësimin nisin institucionet parashkollore, klasat 1,2,3,6 dhe klasat 10 në shkolla. “Sot Kryesia e Kolegjiumit të DKA-ve na ka thirrur në takim dhe e komunikuam vendimin e Qeverisë për fillimin e vitit shkollor në dy faza. Faza e parë që është 14 shtator fillon me institucionet parashkollore, klasat 1, 2, 3 dhe 6 edhe klasat 10 në shkolla. Edhe klasa 4-5 do të fillojë sipas skenarit A, mësim të kombinuar ose prezencë në shkollë”, tha ministri Likaj. E më 21 shtator do të fillojnë mësimin klasat 7, 8, 9, 11 dhe 12.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …