Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku diskutuan rreth investimeve për realizimin e disa projekteve kapitale infrastrukturore në rajonin e Prishtinës. Me këtë rast, ministri Zharku, u zotua për mbështetjen e projekteve të parapara në prag të fillimit të sezonës infrastrukturore. Ata u dakorduan që së shpejti të nënshkruajnë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore në komunën e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara
Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …