Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se të hënën mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollës. Zemaj ka pohuar se vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë e të gjithëve. Nga Sindikata e Arsimit kërkojnë maska dhe kabina dezinfektuese në hyrje të shkollave. “Në këtë situatë të pandemisë, secili nga ne duhet ta shtojë kujdesin, andaj lus gjithë personelin në shkollat e vendit, të respektojnë protokollet dhe të inkurajojnë nxënësit për higjienë, mbajtjen e maskave dhe për distancë fizike. Kështu, pengohet përhapja e Covid-19 dhe viti shkollor do të vazhdoj me sukses”, ka shkruar ai në një postim. Ministri ka thënë se shenjëzimet, udhëzimet paralajmëruese dhe përgatitjet teknike që janë bërë për fillimin e mbarë të mësimit, në këto shkolla, janë për çdo lëvdatë.
