Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është serioze me iniciativën e saj për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit. Ai ka vlerësuar se kolegët opozitarë nga Vetëvendosje po bëjnë, siç ka thënë ai, luftë manipuluese politike. Megjithatë, Veseli është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit për ta rrëzuar Qeverinë Hoti. “Nëse Vetëvendosje i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie”, ka thënë ai. “Por, ne nuk bëhemi vagon i Vetëvendosjes. Qasja e tyre nuk është për bashkëpunim, por për të të mundur”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …