Mëngjesi i kësaj të shtune shënoi një tjetër rekord fluksi të kalimeve në Morinë. Më shumë se 15 mijë qytetarë me automjete personale dhe autobusë, kaluan kufirin drejt bregdetit vetëm brenda dy orësh. Kosovarët po e shfrytëzojnë këtë fundjavë për ta mbyllur sezonin e pushimeve, pasi të hënën nisi edhe mësimi në shkolla. Vargu i mjeteve zgjatej për kilometra të tëra, ndërsa policia punoi me procedurë të përshpejtuar.
Kontrolloni gjithashtu
Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033
Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …