Pas protestave të qumështarëve, ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa. Mustafa përmes një postimi ka thënë se ministria që ai drejton ka ngritur subvencionet për fermerët që kultivojnë gjedhe. Ai thotë se sot Ministria e Bujqësisë ka plotësuar edhe kërkesën e fundit të sektorit të qumështit duke ndaluar importimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur. Kujtojmë shumë fermerë të Kosovës tash e disa ditë janë duke e derdhur qumështin për shkak të mos mundësisë së dorëzimit të tij, si rezultat i përdorimit të madh të vajit të palmës në produktet e qumështit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …