Ka një muaj që kur u iniciua mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, por ende nuk ka marrë përkrahjen e partive të tjera parlamentare. E pavarësisht kësaj, partia e Albin Kurtit konsideron se rrëzimi i kryeministrit Hoti është vetëm çështje ditësh. Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Arbërie Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është i pashmangshëm. Ajo rendit arsyet se pse koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LDK duhet bie. Nagavci e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, thotë se deklaratat e kryeministrit Hoti po ndërrojnë nga dita në ditë për dialogun. I njëjti për të është në detyrën e shefit të ekzekutivit vetëm për të realizuar projektet që janë nisur nga kryetari Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …