MKRS-ja me strategji për rininë dhe plan të ri të veprimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar drejtuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor, të udhëhequr nga Vesa Ibrahimi, kryetare, me të cilët bisedoi rreth Planit të Ri të Veprimit dhe Strategjisë për Rini, dy dokumente këto tejet të rëndësishme, të cilat saktësojnë dhe orientojnë politikat e MKRS-së në raport me rininë për vitet e ardhshme.

Ministri Kujtim Shala i miratoi këto dy dokumente të rëndësishme, nëpërmjet të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës, me Strategjinë për Rini 2013-2017, dhe Planit të Veprimit për Rininë 2016-2017, ofron politika për investim dhe afirmim të gjeneratave të reja, duke renditur të rinjtë ndër prioritetet më të larta të qeverisë.

Ministri Shala më tej shtoi se rinia është interes vital i shoqërisë së Kosovës, ndaj edhe do të ketë vëmendjen e shtuar të institucioneve të Kosovës.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se Strategjia për Rini dhe Plani i Ri i Veprimit 2016-2017, ka bërë ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë brenda ide e programe inovative për të rinjtë, siç është programi i punës praktike, që do t’iu lehtësojë të rinjve procesin e tranzicionit nga shkollimi në punësim, si dhe aktivitete të tjera, që ndikojnë në ngritjen e njohurive dhe vetëdijes për rëndësinë e luftimit të dukurive devijante dhe ekstremizmin e të gjitha llojeve.

Në kuadër të këtyre dy dokumenteve, prioritet u është dhënë komponentës së punësimit dhe ndërmarrësisë, si dhe rritjes së pjesëmarrjes së rinisë në jetën shoqërore.

Drejtuesit e KQVR-së e falënderuan ministrin Shala për bashkëpunim e ngushtë, dhe politikat avancuese në raport me rininë, e të cilat po ndikojnë dukshëm në shtimin e rolit të rinisë në jetën shoqërore, duke ndikuar veçmas ne trajnime, punësim, ndërmarrësi dhe praktikë.

Ministri Shala iu premtoi të rinjve mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në avancimin e politikave që lidhen me rininë.

MKRS-ja sivjet ka rritur buxhetin për rini me rreth 20%.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …