Hoti e nënshkruan Rregulloren për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit

Hoti: Na duhet mobilizim i plotë i të gjithëve për të ruajtur jetën e atyre që më së shumti janë në rrezik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka bërë thirrje që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga COVID-19, që të mos detyrohen që ta ndërprenë sërish mësimin. Përmes një postimi  Hoti ka thënë se rreziku nga infektimi mbetet shumë i lartë, pavarësisht rënies së shifrave në ditët e fundit. I pari i ekzekutivit ka thënë se duhet mobizilim i plotë i të gjithëve sidomos tani kur po shkojmë drejt vjeshtës me gjendje të rënduar edhe për shkak të gripit sezonal. “Na duhet mobilizim i plotë i të gjithëve për të ruajtur jetën e atyre që më së shumti janë në rrezik, sidomos tani kur po shkojmë drejt vjeshtës me gjendje të rënduar edhe për shkak të gripit sezonal. Të punojmë së bashkë, me disiplinë maksimale në respektim të masave mbrojtëse, në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të sigurt, të kenë mundësi të marrin dijen në bankat shkollore, dhe të mos detyrohemi të ndërpremë prapë mësimin“, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …