Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShPK-në, i kanë marrë të gjitha masat për fillimin e vitit të ri shkollor. Ai ka posturar një video në llogarinë e vet në “Facebook”, duke uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor, dhe ka theksuar se arsimimi i fëmijëve është investim i përbashkët për të ardhmen e Kosovës.
