Bashkim Ramosaj

Ramosaj: Pezullimi i punimeve në rrugën Deçan-Plavë dëmton  turizmin dhe ekonominë së kësaj ane

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se pezullimi i punimeve në rrugën Deçan-Plavë është në dëm të turizmit të kësaj zone dhe do të jetë e dëmshme për ekonominë e kësaj ane. Ai kas theksuar më tutje se punimet janë kryer në pjesën më të madhe te këtij segmenti, kompania e dytë e ka hapur trasenë por që i ka ndërprerë punimet përshkak të mos revidimit të projektit dhe kemi ardhur te kjo zona 5 kilometërshe që është brenda zonës së veçantë. Brenda kësaj zone, ne kemi filluar para 1 muaj e gjysme që t’i bëjmë renovimet e kësaj rruge, zgjerimin e rrugës, muret mbrojtëse e kështu më radhe dhe kur kemi ardhur në fazën përfundimtare kemi pas një reagim prej Manastirit të Deçanit, kinse jemi në kundërshtim me Ligjin për Zonat e Veçanta. Asgjë nuk ka të paqëllimshme në këtë temë. Është qëllim në vete, i keq dhe negativ, ka deklaruar për Ekonomia Online, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …