Turqia

Erdogan: Nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit

Gjatë fjalimit në simpoziumin “Vullneti Kombëtar nga Kujdestaria në Demokraci” që u mbajt në Stamboll, duke aluduar në tensionet me Greqinë dhe kritikave ne adresë së Ankarasë zyrtare, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan theksoi se në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit. Ai theksoi më tutje se Turqia me Parlamentin e saj, presidencën, gjyqësorin, ministritë, institucionet dhe kryesisht ushtrinë dhe diplomacinë e saj zbaton planet e saj dhe ka filluar të përparojë në mënyrë më të shpejtë drejt objektivave të saj. “Ja shikoni tani çfarë bën Greqia. Në çfarë beson që i bën këto? U beson disave që i premtojnë se do ta mbështesin dhe vazhdon të shëtisë përreth ishujve me korveta. Po bëni gjënë e gabuar, mos merrni këto rrugë, do të mbeteni plotësisht vetëm. Kur vjen koha, rasti thua ‘fqinj, fqinj, fqinj‘. Atëherë jepi të drejtën që meriton fqinjësia. Mos hyni në rrugë të gabuara. Fatmirësisht ne vendimet tona i marrim vetë dhe i zbatojmë këto me aftësi. Tashmë ka një Turqi e cila mund të hyjë në çdo lloj përpjekjeje nëse është e nevojshme, theksoi mes tjerash presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …