Ekspertët e shëndetësisë kanë thënë se me gjithë uljen e ndjeshme të numrit të të infektuarave me virusin korona, shqetësues mbetet numri i madh i të infektuarve aktiv me këtë virus. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani si të dyshuar me virusin korona janë testuar 57 mijë e 239 persona prej të cilëve 14 mijë e 566 raste kanë rezultuar pozitiv. Ndonëse shumica dërmuese tyre janë shëruar, 2 mijë e 705 raste janë aktive dhe ky numër është shqetësues dhe të gjithë duhet të kemi kujdes të shtuar. Rënia e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë është cilësuar si shumë pozitive nga akterë të institucioneve shëndetësore, të cilët thonë se Kosova tani qëndron më mirë se vendet e rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …