Organizata Paqja Studentore i është drejtuar me një kërkesë Senatit të Universitetit të Prishtinës, duke i kërkuar mos përfshirjen e pyetjeve nga temat që janë zhvilluar online në provimet pranuese të konkursit për pranimin e studentëve të vitit akademik 2020/2021. Sipas kësaj organizate, kjo kërkesë vie si pasojë e shqetësimeve të adresuara nga maturantët. “Ne mendojmë se gjatë kësaj kohe jo të gjithë nxënësit kanë mësuar mbi temat e reja në tempo dhe me të njëjtën cilësi. Po ashtu, ka pasur nxënës që për shkak të problemeve teknike nuk kanë mundur të kyçen në orët virtuale”, thuhet në kërkesë.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …