KMDLNJ sërish kërkon që të lirohen nga vuajtja e dënimit të burgosurit me sëmundje të kronike

Nga dita e sotme u lejohet të dënuarve të jenë të lirë në vikende dhe të vizitohen nga familjarët e tyre

Shërbimi Korrektues i Kosovës nga dita e sotme do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese. Në një komunikatë për media thuhet se do të fillojë me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejojë dy persona të rritur dhe fëmijët. Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve. Ndryshe, ShKK njofton se do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …