Organziata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rekord të ri të rasteve të reja me koronavirus në botë brenda 24 orëve. Të dielën shifra e të infektuarve me koronavirus në botë është rritur për 307.930. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Indi, SHBA dhe Brazil, sipas uebfaqes së OBSH-së. Ndërkohë vdekjet janë rritur për 5537, duke e çuar shifrën totale në 917.417. India ka regjistruar 94.372 raste të reja me koronavirus, pasuar nga SHBA-ja që regjistroi 45.523 raste të reja dhe Brazili 43.718. Si SHBA-ja ashtu edhe India kanë regjistruar mbi 1000 të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa Brazili ka raportuar për 874 të vdekur brenda 24 orëve. Rekordi më i hershëm për raste të reja me koronavirus brenda një dite, sipas shifrave të OBSH-së, ishte më 6 shtator, kur ishin regjistruar 306.857 raste të reja. Ndërkohë rekordi i vdekjeve për një 24 orësh si pasojë e COVID-19 ishte vendosur më 17 prill, kur vdiqën 12.430 persona nëpër botë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …