Besa Shahini, nuk do të jetë më ministre e Arsimit në Shqipëri për shkak të qëndrimit përbuzës dhe racist të opozitës

Besa Shahini, nuk do të jetë më ministre e Arsimit në Shqipëri për shkak të qëndrimit përbuzës dhe racist të opozitës

Profesoresha, Besa Shahini, nuk do të jetë më ministre e Arsimit në Shqipëri për shkak të qëndrimit përbuzës të opozitës. Në mesazhin e dorëheqjes së paralajmëruar, Shahini thotë se ajo ndjeu racizëm në Shqipëri për shkak të folmes së saj me theks të  Kosovës. “Jam zhgënjyer me të gjithë ata që kanë punuar kundër këtij projekti të madh. Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe të folmen tonë në Kosovë. Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin e Kosovës apo atë verior janë më pak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i racizmit. Natyrisht, s’mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika të njëjta, kjo nuk mund të mohohet. Ajo tha më tej se “Kritikët më kanë cilësuar si ministre teknike, por të gjithë e dinë shumë mirë se angazhimi im ka qenë politik. Kam treguar përgjegjshmëri të lartë politike kur kam njoftuar kryeministrin në korrik se unë nuk mund të vazhdoj edhe për një mandat tjetër larg familjes, rrjedhimisht nuk duhet të mbaj një post kaq të lartë politik para betejës së madhe së PS për mandatin tjetër, të cilin duhet patjetër ta marrë nëse e duam Shqipërinë të eci përpara“.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …