Aty ka: infrastrukturë rrugore e hekurudhore; të drejta të homoseksualëve; teknologji 5G; njohje reciproke midis shtetesh; transferim ambasade në kundërshtim me Rezolutat e KS; trajtim i Hesbullahut si organizatë terroriste; moratorium njëvjeçar për çështje të caktuara…
Pas disa shtyrjeve, më në funt më 4 shtator u mbajt takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, në Vashington, në të cilën “u arrit një marrëveshje” e çuditshme, e emërtuar “Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike”.
Delegacionin tetëanëtarësh të Qeverisë së Kosovës e kryesoi kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa në përbërje të Delegacionit iishin edhe dy nënkryetarët e tij: Dritan Semanaj dhe Albulena Balaj-Halimaj si dhe Meliza Haradinaj-Stublla, ministre e punëve të jashtme dhe diaspores, Arban Abrashi, ministër i infrastrukturës, Skender Hyseni, koordinator për dialogun, dhe Ardita Dushi, shefe e kabinetit të kryeministrit.
Delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga kryetari i shtetit, Aleksandar Vuçiq, ishte përgjysëm më pak (4 veta), ku përveç Vuiqit ishin edhe Sinisha Mali, minister i financave, Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuqjauturës Zyra për Kosovë-Metohi, dhe Mirko Çadezh, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë.
Nga ana amerikane që udhëheqnin bisedimet ishin Riçard Grenel, emisar special për bisedimet mes Kosovës e Serbisë, Jared Kushner, këshilltar dhe dhëndër i presidentit Tramp, … ndërsa fazën finale të nënshkrimit të dokumentit e udhëhoqi vet presidenti i ShBA-ve, Donald Tramp.
Tekstin e “Marrëveshjes” e nënshkruan veçmas, në njërin ekzemplar nënshkroi kryeministri Hoti, ndërsa në tjetrin kryetri Vuçiq. Ata nuk kanë nënshkruar në të njëjtën letër, por secili në dokumentin e vet që i është dhënë për nënshkrim, në fund të harmonizimit të qëndrimeve. Dokumenti është shkruar në dy faqe. Përmbajtja e faqes së parë është e njëjtë, si në atë që ka nënshkruar Hoti, edhe në atë që ka nënshkruar Vuçiqi. Faqja e dytë, në të cilën këta i kanë vu nënshkrimet veç e veç, ka disa ndryshime sidomos në paragrafin e fundit, që është i 16-ti me radhë.
Nga administrata amerikane askush nuk e ka nënshkruar dokumentin, sepse ajo nuk ishte pala e tretë në “marrëveshje”. Pasi me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e bisedimeve nga Grenelli, deri te arritja e pëlqimit të të dy palëve, Presidenti Tramp iu ka shkrua nga një letër kryeministrit Hoti dhe kryetarit Vuçiq. Përmbajtja e Letrës së Trampit dërguar Hotit është si vijon:
“Shtetet e Bashhuara të Amerikës shprehin kënaqësinë për rastin që këtë javë jeni mysafirë në Shtëpnë e Bardhë. Përshëndes guximin që keni treguar, duke bërë hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës. ShBA-të ishin partner i besueshëm i Kosovës që prej fillimit dhe besojmë se këto bisedime në Shtëpinë e Bardhë paraqesin hap historik diplomatic. Pas më se 20 vjet të përparimit të kufizuar, besojmë se normalizimi ekonomik që arritët këtu, do të jet kyq për sigurimin e paqes afatgjatë dhe stabilitetit të Ballkanit.
Krahas kësaj, përshëndesim vendimin tuaj të guximshëm që të normalizoni marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Ky është hap i rëndësishëm për lidhshmërinë e Kosovës me Lindjen e Mesme dhe i gëzohem partneritetit të krijuar me ju”. (Pason nënshkrimi “magjik “ i Trampit).
Për ta parë përmbajtjen e “Marrëveshjes” dhe ndryshimin në variantin e nënshkruar nga Hoti, dhe atë të nënshkruar nga Vuçiqi, këtu në vazhdim po e japim tekstin e plotë, të të dy faqeve të dokumentit
Të dy palët do të zbatojnë Marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020;
Të dy palët do të zbatojnë Marrëveshjen për hekurudhën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020;
Përveç kësaj, të dy palët do të angazhohen për të bërë një studim të përbashkët të fizibilitetit për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës me infrastrukturë hekurudhore e cila do të çojë drejt një porti në Adriatik;
Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të bashkëpunojnë me Korporoatën Amerikane për Financim Ndërkombëtar dhe me EXIM-bankën për të realizuar memorandume mirëkuptimi që të ofrojnë:
– Autostradën e Paqes,
– Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare,
– Lidhjen hekurudhore midis Nishit e Prishtinës,
– Sigurimin e financave për të mbështetur huatë e nevojshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,
– Projekte tjera dypalëshe,
– Praninë permanente të Agjensionit Amerikan të Zhvllimit, në Beograd, Serbi
- Të dy palët do të hapin dhe ta operacionalizojnë objektin në pikën e kalimit të përbashkët në Merdar
- Të dy palët do t’i bashkohën “Zonës së Mini-shëngenit”, të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe t’i shfrytëzojnë plotësisht benefitet e saj;
- Të dy palët do t’i njohin diplomat dhe çertifikatat profesionale të njëra-tjetrës;
- Të dy palët do të pranojnë të bashkëpunojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe me subjekte tjera përkatëse juridike të qeverisë amerikane në studimin e fizibilitetit në lidhje me ndarjen mes tyre të Liqenit të Ujmanit/Gazivoda, si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe me energji;
9.Të dy palët do të diversifikojnë burimet e veta të energjisë;
10.Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e rrjetit 5G nga shitës të pabesueshëm. Atje ku janë të pranishme pajime të tilla, të dy palët obligohen që me kohë t’i largojnë.
- Të dy palët do të shtojnë kontrollin e udhëtarëve me avionë, shkëmbimin reciprok të informacioneve dhe në kuadër të një bashkëpunimi më të gjërë të ShBA-ve në Ballkan dhe obligohen të përmirësojnë teknologjinë për të luftuar veprimtaritë e paligjshme, duke aplikuar dhe operacionalizuar sistemin e verifikimit të informacioneve të cilat i sigurojnë ShBA-të, si PSAIES, APIS, ATS-G dhe SRTP.
- Të dy palët obligohen të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë ripërtrirjen e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e zonave fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe dhe vazhdimin e kthimit të pronave të hebreje të periudhës së Holokaustit, të mbetura pa trashëgimtarë dhe të pa kërkuara.
- Të dy palët obligohen të përshpejtojnë përpjekjet për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur. Të dy palët obligohen të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe të shpërngulurit e brendshëm; Të dy palët obligohen të identifikojnë personin konktaktues i cili do të udhëheqë përpjekjet brenda ministrive përkatëse të qeverive dhe të koordinojë midis Beogradit e Prishtinës, si dhe të ofrojë përditësim vjetor të shifrave për rastet e zjidhura dhe ato të pazgjidhura.
- Të dy palët do të bashkëpunojnë me 69 shtetet të cilat e kriminalizojnë homoseksualitetin, dhe të nxisin dekriminalizimn e tij.
- Të dy palët angazhohen ta trajtojnë Hezbullahun si organizatë terroriste dhe të marrin masa për të kufizuar veprimet dhe aktivitetet financiare të Hesbullahut në jurisdiksionin e tyre.
- Kosova (Prishtina) pajtohet se zbatojë moratoriumin njëvjeçar të kërkimit për t’u anëtarësua në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) pajtohet për moratorium njëvjeçar të fushatës për tërheqjen e njohjeve dhe se do të përmbahet nga kërkesa formale apo joformale ndaj cilitdo komb ose organizate ndërkombëtare për të mos e njohur Kosovën (Prishtinën) si shtet i pavarur. Të dy (këto) marrëveshje hynë në fuqi menjëherë.
Dy pikat e fundit janë të ndryshme në verzionin e “Marrëveshjes” së Serbisë, nga ajo e Kosovës.
Në verzionin e Serbisë pika e fundit e “Marrëveshjes” ka këtë përmbajtje:
Serbia (Beogradi) është dakord të hapë përfaqësinë e Odës Ekonomike të Serbisë dhe Zyrë shtetërore në Jerusalem deri më 20 shtator 2020, dhe ambasadën e vet ta transferojë në Jerusalem deri më 1 korrik 2021.
Në verzionin e Kosovës, të “Marrëveshjes”, pika e fundit ka këtë përmbajtje:
Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen për njohjen reciproke.