PDK

Veseli do të ketë kundër-kandidat në zgjedhjet e PDK-së

Përveç Kadri Veselit, në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë edhe Sylejman Kerolli nga Skenderaj. Duke konfirmuar vendimin për të qenë kundër-kandidat në zgjedhjet e brendshme të partisë më të madhe në vend, Kerolli ka bërë me dije se me 7 maj kur mbahet konventa e PDK-së, do të garojë për kryetar të këtij subjekti. Duke pranuar se ‘gara është e vështirë’, ai ka theksuar se ‘Partia Demokratike ka hapësirë për të qenë transparente’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …