Autoritetet zyrtare greke kërkojnë nga ato shqiptare që të mos përkujtohen në libra shkollore ngjarje si 27 qershori i vitit 1944, dita e gjenocidit të barbarëve grekë ndaj çamëve. E vërteta po ia prishka imazhin Greqisë së sotme në botë!
Në të njëjtën kohë, Greqia zyrtare ka kërkuar disa herë nga Gjermania paguarjen e dëmeve të luftës pa u shqetësuar fare për imazhin e Gjermanisë së sotme në botë.
Si duhet të përgjigjemi? Çka duhet të bëjmë?
MË 27 QERSHOR të vitit të ardhshëm (dhe të viteve vijuese) ta përgatisim me mençuri një manifestim paqësor të udhëhequr nga çamët dhe të mbështetur nga të gjithë shqiptarët para ambasadave greke në gjithë botën. Është me rëndësi të përgatiten pankarta, memorandume dhe dosje presi. Ne e dimë se çka ka ndodhur por gjithë njerëzimi nuk e di se çka ka ndodhur më 27 qershor të vitit 1944 dhe në ditët vijuese.
Paralelisht, për arsye strategjike, ta organizojmë një manifestim madhështor para zyrës së Internacional-Socialistes, gjithashu me pankarta, memorandume dhe dosjes presi për gazetarët, mediat dhe publikun.
Pse para zyrës së Internacional-Socialistes?
Internacional-Socialistja udhëhiqet sot nga Giorgos Papandreu (Papandreou) ish-kryeministër i Greqisë barbare. Babai i tij, Andreas Papandreu ke qenë kryeministër i Greqisë… Gjyshi i tij Georgios Papandreu, ka qenë kryeministër i Greqisë..
Papandreu (asnjë prej tyre) nuk e ka njohur gjenocidin barbar grek ndaj çamëve.
Ky i fundit e ka parë me sytë e tij se çka ka bërë kasapi socialist Slobodan Milosevic ndaj shqiptarëve. Kryesocialisti ia ka mabajtur anën kriminelit socialits. Kryesocialisti nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës as si kryeministër i shtetit barbar as si shef suprem i organizatës socialiste botërore.
Ja strategjia:
Dihet se federata e partive socialiste, Internacional-Socialistja, (shikoni në Wikipedia listën e partive anëtare) është në konflikt me parti tjera jo-socialiste. Nëse përkujtimi i 27 qershorit përgatitet mirë (me pankarta, memorandume e dosje për gazetarët dhe publikun), përfaqesuesit dhe militantët e partive tjera do ta sulmojnë kryesocialistin. Ky i fundit do të jetë i detyruar të përgjigje.
Ka të dhëna (nga shqiptarë të zhgënjyer nga nacionalizmi primitiv grek i kryesocialistit) se surrat-djalli Papandreu ka ambicje të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të bashkuara (OKB).
(Ish-kreu i Internacional-Socialistes, Antonio Guterres, është Sekretari i Përgjithshëm aktual i OKB-së).
Njohja e këtij gjenocidi nga Greqia (deri tani barbare) dhe pagesa e dëmeve çamëve është në dobi të Greqisë së ardhme. Mesazhi që do të japë Greqia zyrtare – e shëruar nga barbarizmi – do të jetë:
“Po ua bëri dikush grekëve atë që ua kanë bërë grekët shqiptarëve, fëmijët e barbarëve duhet ta lajnë hakun”.
Me manifestime para ambasadave greke në botë dhe para selisë së Internacional-Socialistes me pankarta, memorandume e dosje presi të përgatitura mirë, NUK do të përkujtohet 27 qershori VETËM në libra shkollore shqiptare por edhe në ato të mbarë botës.