Ministri i jashtëm rus kërkon themelimin e Zajednicës

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë po zhvillohen me sukses në të gjitha fushat. Kështu u tha në takimin e mbajtur në Moskë midis ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq. Shefi i diplomacisë serbe ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar Rusinë për përkrahjen që po i jep, duke thënë se “po të mos ishte Rusia, Serbia do të ishte në situatë shumë më të keqe kur bëhet fjalë për Kosovën”. Në anën tjetër, ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov, kërkoi që BE të ndikojë tek Prishtina që të realizohet Marrëveshja për Asociacionin. “Për fat të keq, të drejtat e popullatës serbe në Kosovë po shkelen çdo ditë, ndërsa po sabotohet Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe që është arritur në gushtin e vjetëm me ndërmjetësim të BE-së”, citohet të ketë thënë Lavrov. Ai, poashtu ka vlerësuar lart kundërshtimin e Serbisë që t’I bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …