Ministri Kuçi i bën thirrje ublike për deputetët e Kuvendit të Kosovës për të votuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ministri Kuçi i bën thirrje ublike për deputetët e Kuvendit të Kosovës për të votuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi edhe njëherë ka bërë thirrje publike për deputetët e Kuvendit të Kosovës për të votuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Gjatë vënies së gurthemelit të çerdhes së re në Therandë, ministri është prononcuar për media, ku ndër të tjera ka folur edhe për kalimin e këtij ligji. Kuçi edhe më parë ka qenë i zëshëm për të shtyrë përpara procesin e kalimit të ligjeve të pakos së rimëkëmbjes ekonomike nga COVID-19. Kujtojmë, se herën e fundit në Kuvend nuk kishte pasur kuorum për të proceduar përpara këtë ligj dhe po atë ditë Kuvendi ka shkuar në pushim.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …