Thaçi: 21 vjet me parë pas një lufte të pastër çlirimtare nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së dhe themelimin e TMK-së

Hashim Thaçi: Kuvendi duhet t’ia ndalojë kryeministrit të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës, në Bruksel

Kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në dialogun e Brukselit është gabim shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës. Përmes një deklarate për medie, ai ka vlerësuar se një gjë e tillë është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit, meqë këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit. Kryetari ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’ia ndalojë kryeministrit të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës.

Deklarata e plotë e kryetarit  të Kosovës:

Hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës. Është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin të vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel apo kudoqoftë. Kosova nuk mund dhe me asnjë çmim asnjëherë nuk do të lejojë që brenda territorit të saj të krijohet një entitet politik, i cili do të ishte riprodhim i Republikës Serbe në territorin e Kosovës.

Diskutimi për Asociacionin nesër në Bruksel është fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës. Ndërsa, diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit të shtetit tonë.

Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht ta trajtojë këtë hap të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit. Po ashtu, urgjentisht duhet ta votojë edhe një rezolutë, me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …