KPF në Malishevë Shqyrton Projekt-Buxhetit për vitin 2021

KPF në Malishevë Shqyrton Projekt-Buxhetit për vitin 2021. Në këtë mbledhje rendi i ditës u miratua pa ndryshime, pasi u bë shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -V- dhe mbledhjes së –VI- të KPF-së, filloi prezantimi i Projekt-Buxhetit për vitin 2021, nga Drejtori, për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ku theksoi se për vitin 2021, buxheti do të jetë afro 15 milionë, si dhe shpalosi, projektet e realizuara për vitin 2020 dhe ato të cilat janë planifikuar për vitin 2021, ky projekt buxhet pas debatit nga anëtarët e KPF-së u rekomandua për mbledhjen e re të Kuvendit. Më pas u bë Shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për periudhën Janar-Qershor për vitin 2020 si dhe Raporti i Drejtorisë për Shërbime Publike për vitin 2020, ku u kërkuan plotësime me dokumente nga debatuesit. Ndërsa në shqyrtimin e kërkesës nr.01/869 datë:04.9.2020 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e “Kullës së Ramadan Shabanit” në Kijevë, u kërkuan plotësim dokumentesh nga DKRS dhe nuk u rekomandua me tej. Shqyrtimi i kërkesës nr. 06/89 datë: 01.09.2020 të parashtruar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Shërbim Pronësoro-Juridik në lidhje me rregullimin e parcelave brenda oborreve të shkollave, shqyrtimi dhe miratimi i draft-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, rekomandohen për Kuvend. Në shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve disa u mbështeten por pati edhe kërkesa të cilat u refuzuan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …