Komuna e Junikut vlerësohet lartë nga USAID për performancë të mirë komunale, në shërbime të mira administrative, infrastrukturë të mirë komunale, transparencë, informim të mirë dhe si ambient i favorshëm i të bërit biznes. Anketimi i bizneseve lokale dhe vlerësimi nga fokusgrupi nxori komunën e Junikut si vend me infrastrukturë, cilësi administrative, lehtë të qasshme dhe bashkëpunuese për bizneset ekzistuese dhe ata që dëshirojnë të krijojnë biznes. Vlerësimi i bërë nga USAID u bazua në tetë indikatorët e indeksit të konkurrueshmërisë:
-
Barrierat e hyrjes në biznes
-
Transparencë në informim
-
Pjesëmarrje dhe parashikushmëri
-
Shpenzimet kohore
-
Tatimet dhe detyrimet
-
Cilësinë e administratës komunale
-
Shërbimet mbështetëse
-
Infrastrukturën komunale