Memli Krasniqi: Është mirë të kthehemi edhe njëherë të qytetarët dhe ta marrim vlerësimin e tyre

Memli Krasniqi: Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i zbrazët dhe ka rreziqe të veta, nuk ofron zgjidhje

Kuvendi i Kosovës sot do të hedhë sërish në votim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që midis tjerash, parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë koronavirus. Tërheqja e 10-përqindëshit nuk kishte marrë votat në lexim të parë në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë ndonëse ministrja e Financave Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij. E nga PDK-ja vazhdojnë të këmbëngulin se ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ofron zgjidhje adekuate për qytetarët. “Ligji është i zbrazët dhe ka rreziqe të veta, nuk ofron rimëkëmbje ekonomike. Njerëzit do të marrin 10-përqindshin e Trustit dhe do t’i shpenzojnë, por problemi është se çfarë pas kësaj”, ka thënë nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …