leoni

RKL

RKL: Toleranca fetare e shqiptarëve nuk mund të trajtohet as të shitet për përfitime politike të askujt

Ne i kemi ruajtur hebraikët dhe kemi sakrifikuar për ta, aq sa kemi pasur mundësi. Por kushtëzimi i njohjes me prishjen e marrëdhënieve me krejt botën islame është çmim tepër i rëndë për supet e shqiptarëve të Kosovës. Hapja e ambasadës së Kosovës, në Jerusalem, nuk bëhet për tolerancë fetare, por për krijimin  e një situate kaotike, e cila mund të fillojë me tërheqjen e njohjes së pavarësisë nga shumë shtete islame, ndërsa ajo që është edhe më keq edhe më fyese, është se Izraeli, Serbia e Amerika Kosovën e trajtojnë si shtet islam, si i pari shtet islam që do ta hapë ambasadën në Jerusalem. Ky akt nuk po bëhet për tolerancë e vëllazëri fetare, por kemi të bëjmë me një politikë të dëmshme për Kosovën dhe në interes të Izraelit, i cili kurrë nuk do njihte shtetin e Kosovës, po të mos kishte qenë ky kushtëzim.

 Ky “Pazar i keq në marrëveshjen e Uashingtonit nuk është në të mirë të Kosovës, por as në të mirë të Amerikës, por vetëm në të mirë të administratës së Trumpit, në prag të zgjedhjeve. T’ iu thuhet shqiptarëve të mjerë të Kosovës se jeni shtet mysliman dhe në anën tjetër të veprosh me hipokrizi dhe t’i armiqësosh këta shqiptarët me të gjitha shtetet islame, të cilat ishin ndër shtetet e para që e pranuan pavarësinë e Kosovës, si Afganistani, Turqia e vende të tjera, nuk është asgjë më shumë as më pak sesa hipokrizi politike, jo për përfitime të Kosovës, por kundër Kosovës, sepse shteti i Kosovës me kushtetutën e vetë është shteti laik, ndërsa toleranca fetare e shqiptarëve nuk mund të mbahet duke treguar tolerancë e mirëkuptim ndaj Izraelit dhe  armiqësi me botën islame.

Kosova nuk mund të bëhet mish për top as për hir të Amerikës dhe nëse qëllimi i Amerikës është që Kosova të jetë një shtet vasal dhe satelit, atëherë kemi të drejtë të besojmë se administrata e Trumpit nuk përfaqëson Amerikën, të paktën jo Amerikën e Klinotonit, Bushit, Obamës, por një Amerikë e cila merr nëpër këmbë një shtet të vogël, vasal, të cilin nesër mund ta urdhërojë të nënshkruajë edhe marrëveshje për bashkëjetesë 10-vjeçare me Serbinë, sa për fillim,  me qëllim të përfitimeve nga Serbia dhe Rusia.

Që myslimanët në Kosovës janë vasalë këtë e tregoi edhe kreu i Bashkësisë Islame, por me këtë rast ai del kundër myslimanëve shumicë dhe ndoshta këtu është edhe qëllimi, meqë dikush rezonon se shqiptarët ashtu sikur ndërruan fenë njëherë këtë mund ta bëjnë sërish, por realiteti ka treguar të kundërtën e saj.

Politika e mjerë pacifiste e Kosovës marrëdhëniet me Izraelin mundohet t i interpretojë si mbrojte dhe fuqizim ushtarak të Kosovës për ta bërë Kosovën një  Izrael të Evropës. Ky  naivitet politik, kjo nëpërkëmbje e vetvetes është kulmi i  vetëmashtrimit. Realisht ka qenë dhe duket se edhe për shumë kohë, Izrael i Ballkanit ka qenë dhe do të jetë Serbia, pavarësisht se e ka bombarduar NATO-ja në vitin 1999, pasi Evropa nuk ishte pajtuar me bombardimin e Shtetit të saj xhandar, në Ballkan.

Njohja e Shtetit të Kosovës nga Izraeli, nuk do t’ i sjellë kurrfarë dobie vendit tonë, nuk pritet të ketë përfitim ekonomik, as politik, ushtarak jo se jo. Njohja do t i sjellë pasoja për një kohë të gjatë, me shumë shtete të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …