Komiteti për Shëndetësi viziton HANDIKOSIN dhe disa QMF

Komiteti për Shëndetësi në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e katërt, të rregullt, të cilën e drejtoi, kryesuesi, Alban Mazreku, para anëtarëve, propozoi rendin e ditës dhe u miratua pa ndryshime. Pas miratimit të proceverbalit të mbledhjes së kaluar, u debatua për situatën me pandeminë COVID-19, ku anëtari, Bedri Kryeziu, ngriti shqetësimin se ka të prekur me COVID-19, të cilët nuk po i respektojnë masat  të IKSHPK-së dhe dalin në lëvizje publike, duke paraqitur rrezik dhe mundësi për hapjen e pandemisë, prandaj duhet të merren masa institucionale ndaj atyre personave të cilët shkelin masat në fuqi kundër pandemisë COVID-19. Më pas anëtarët e komitetit për shëndetësi, vizituan, drejtoreshëne HANDIKOSIT, Feride Hoxhën, që nga afër u njohën me kërkesat, që ka Organizatë në Malishevë, shërbimet që ofron dhe nevojat që ka ky institucion për fëmijët me nevoja të veçanta në kohë pandemie. Ky komitet vazhdoi edhe me vizita në disa QMF të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …