Jugo-mediumi i regjistruar në Beograd në kohën e regjimit të Milosheviqit, “Koha Ditore, që ka vepruar pa asnjë pengesë edhe gjatë kohës së regjimit kriminal të Millosheviqit, kompani mediatike e Veton dhe Flaka Surroit, qysh prej fillimit të botimit në vitet 90-të ka mbajtur qëndrim kritik, madje edhe përbuzës kundër shqiptarëve liridashës, kundër ish të burgosurve politikë kundër luftës së UÇK-së dhe tani hapur propagandon në përkrahje të Gjykatës Speciale.
Është i vetmi medium në Kosovë me koncept të bashkim vëllazërimit të kohës së ish RSFJ-së, është medium që ka fyer dhe fyen luftën e UÇK-së, por edhe nacionalizmin shqiptar në përgjithësi, sepse pikërisht ai nacionalizëm ka dëbuar nga Kosova njëherë e përgjithmonë regjimin jugosllav, regjimin ideal të Veton Rexhai Surroit, djalit të ambasadorit të Titos, në Spanjë.
Është me të vërtetë paradoksale se si edhe sot 21 vjet pas çlirimit të Kosovës, në faqet e kësaj gazete e portali, qesëndiset kombi në përgjithësi dhe pak kujt i bën përshtypje, cinizmi antikombëtar që shprehin gazetarët e këtij mediumi. Në faqet e kësaj gazete, vajtja e shqiptarëve nga Kosova për pushim në Bregdetin e Shqipërisë, hiq pa të keq konsiderohet se është një “turizëm patriotik”, sepse shqiptarët po shkuakan atje për të treguar se janë patriotë dhe se për pushim duhet të kishin shkuar edhe në Bregdetin e ish-Jugosllavisë, pse jo edhe të Greqisë e Turqisë sikur ishte dikur në kohën e Titos, Rankoviqit e të Milosheviqit.
Madje lihet për të kuptuar edhe fakti se shqiptarët e Kosovës janë aq të varfër sa nuk duhet far të shkojnë në pushime por këtë e bëkan për t u treguar patriotë, dhe të jesh atdhedashës, sipas apatridëve të kësaj kohe të ligë e të perënduar të titizmit në Kosovë, qenka një shenjë prapambetjeje.