5 të shëruar dhe 1 rast i ri, është bilanci i ditës së sotme me covid-19 në Malishevë

Sot janë shëruar 5 persona ndërsa është regjistruar një rast i ri me covid-19. Ky është bilanci i ditës së sotme në territorin e Komunës së Malishevës, sa i përket situatës me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Rasti i sotëm i regjistruar me covid-19, është nga fshati Drenoc dhe numri i rasteve aktive është 30 raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 238 raste, prej tyre 186 janë shëruar plotësisht, 22 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 30. Edhe sot, shtabi komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, ju bën thirrje të gjithëve që të vazhdojnë me zbatimin e masave anti-covid, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të kësaj pandemie.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …