Kosova do dekorojë kryetarin e SHBA-së, Donald Trump me nderin më të lartë, për rolin e tij në ndihmën dhënë Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të cilën e ka parë kjo agjenci e lajmeve, e ka informuar Trumpin se atij do t’i ndahet Urdhri i Lirisë. Dy ndihmësit e Trumpit, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, Robert O’Brien dhe i dërguari i SHBA-së në dialog, Richard Grenell, do të nderohen me medaljen presidenciale të Meritave. Në letrën dërguar Trumpit, përmes së cilës kryetari i Kosovës e ka shprehur “mirënjohjen e thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi e ka ftuar kryetarin e SHBA-së që ta vizitojë Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …