Ministri Likaj: Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë por ishte vështirë

Ministri Likaj: Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë por ishte i vështirë

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor. Më këtë rast, Likaj ka thënë se vendimi për nisjen e vitit të ri shkollor nuk ka qenë fare i lehtë. “Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë, madje ishte shumë vështirë ta vlerësojmë, e të veprohet duke parë dinamikën dhe ndikimin që ka situata me virus. Kthimi në shkolla përbën interes të lartë shtetëror, vendimi për hapjen e shkollave është një hap i rëndësishëm dhe besoj i mirëpritur nga opinioni i gjerë. MASH ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë por edhe me SBASHK-un dhe Këshillin e Prindërve. Të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim të këtyre akterëve”, thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …