Rahoveci nuk është vetëm qytet i bukur me plantacione të vreshtave, por edhe i prodhimit të veçantë të verës me shije të mirë. Kompania “Kosova Wine” tashmë është lidere e përpunimit të rrushit që vjen direkt nga toka jonë e pasur, me vreshta të variateteve të ndryshme. Për të parë procesin e pranimit të rrushit, drejtori i DBPZHR-së Berat Duraku së bashku me drejtorin e DEZHT-së Artan Asllani, kanë vizituar kompaninë “Kosova Wine” ku janë njoftuar me problemet e kompanisë të cilat po përballen për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë. Drejtori Duraku ka thënë se shpresojmë që këtë vit të mos krijohen problemet e pranimit të rendimenteve të rrushit, të cilat do të ndikojnë në mënyrë direkte në të ardhurat e fermerëve të komunës së Rahovecit.