Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Uashington, duke thënë se nuk mund të quhet kjo marrëveshje historike e cila i ka sjelle shumë dëme të pariparueshme Kosovës. Sipas tyre, letra vet-nënshkruese nuk mund të quhet si marrëveshje, e aq me shumë marrëveshje historike, ngase ajo nuk ka logo shtetërore, dhe nuk ka preambule se marrëveshje me kënd nënshkruhet, pra mungon subjektiviteti kushtetuese që ndërlidhin marrëveshje mes vete. Duke e marrë për bazë shumë pika të “Marrëveshjes se Uashingtonit”, e posaçërisht atë për pronat e kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili me vet-nënshkrimin e letrave në Uashington me 4 shtator 2020, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ngase ka përkrahur zbatimin e ligjeve të Millosheviqit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …